E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”, reagimi i prerë i ambasadës së SHBA
Publik News

Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”, reagimi i prerë i ambasadës së SHBA

Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”. Keshtu ka deklaruar prere ambasdada e SHBA ne Tirane, pas zhvillimeve me te fundit politike ne vend, ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës. 

Top Channel përmes postës elektronike pyeti përfaqësinë e Washingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes se derguar: “Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.

Megjithëse ambasada u pyet nga TCH në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Washingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.