E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja Rama-Basha më e hershme se 18 maji
Lajme

Marrëveshja Rama-Basha më e hershme se 18 maji

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, si një nga zërat më kritikë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar sulmet e saj ndaj tij.

E ftuar në emisionin “Studio e hapur”, teksa komentoi marrëveshjen e 18 majit, dhe aktualitetin politik, ajo u shpreh se fajtorë për këtë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Sipas saj marrëveshja e 18 majit ka filluar para kësaj date, por në maj u shfaq, ndërsa shtoi se dyshja Rama-Basha vijojnë të jenë bashkë.

Për këtë ajo u shpreh se kjo do të shihet në muajt në vijim, ndërsa i akuzoi dy liderët politikë për thyerjen e besimit dhe ëndrrave të shqiptarëve.

Më tej ajo ka bërë autokritikë për fajësimin e vetëm Edi Ramës, për largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Kur kam fajësuar Edi Ramën se shqiptarët duan të ikin, nuk kam thënë të vërtetën e plotë, pasi po të kishte një alternativë ata nuk do të braktisnin vendin.”, – tha Topalli duke shtuar se, “Ndonëse Basha nuk është njëlloj fajtor, atij i takon peshë nga faji për largimin e shqiptarëve, dhe kjo vjen nga paaftësia, marrëveshjet, padijenia, interesat financiare dhe axhenda politike e tij”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.