Për të vazhduar historinë me Teatër për teatrin e madh politik Rama ka zgjedhur një thënie të Shekspirit për të rënë dakord me shqetësimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.
Diplomatja amerikane tha pak më parë se shpreson të mos jenë të vërteta zërat se ekziston një marrëveshje e fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi.
“Jam dakort”, i shkruan kryeministri Rama-ambasadores Kim në Twitter, duke postuar edhe një thënie të William Shakespeare, që lidhet sa me situatën e krijuar nga shembja e Teatrit Kombëtar, dhe me zërat se “djajtë” janë lëshuar për të sabotuar reformën në drejtësi.
“Ferri është bosh dhe gjithë diajtë janë këtu”.
Ndërsa pak më parë ambasadorja Kim shkroi në Twitter:
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”.




