E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marshim protestë në Tiranë  për vrasjen e Egli Progës
Lajme

Marshim protestë në Tiranë për vrasjen e Egli Progës

Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.

Në protestë është kryetari i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, përfaqësues nga Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje.

Protesta2
Protesta3

Qytetarët po bëhen gati që të nisim marshimin nga Sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë.

Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën. Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.

Ngjarja ndodhi më 10 gusht, ku Denis Meçe dhunoi për vdekje Eglin, pasi ky i fundit nuk pranoi t’i jepte xhiron ditore në lokalin e tij. Por skandali nuk është vetëm ky. Prokuroria ndryshoi akuzën që ngriti policia, nga “vrasje me dashje” në vrasje nga pakujdesia”.

Vrasja e Egli Progës, marshim protestë në Tiranë

Po ashtu policia nga ana e saj dyshohet se tentoi të fshehë ngjarjen. Fillimisht u tha se Egli vdiq për shkaqe natyrore, por vetëm pas denoncimeve në media u tha se ishte dhunuar për vdekje.

Kjo ka irrituar qytetarët, të cilët sot kanë nisur një marshim protestë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Ata mbajnë në duar një banderolë gjigande me mbishkrimin: “Kundër gangove me pushtet”.

Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.