E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Martohet Leo Messi
Our Story

Martohet Leo Messi

Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si “dasma e shekullit”.

Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze.

Rreth 260 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e martesës së Messit, ku shumica e tyre i përkasin botës së futbollit.

Ceremonia po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku janë angazhuar plot 450 forca policie për të garantuar mbarëvajtjen e festës.

Mes të ftuarve bie në sy Pique me të fejuarën e tij Shakira, partnerët e Messit në sulmin e Bartcelonës, Suarez dhe Neymar, etj., ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë mbërritur në Rosario me avionë privatë.

Messi është njohur dhe dashuruar me Antonellën, kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa aktualisht çifti ka edhe dy fëmijë.

Në eventin e martesës së Messi-t, kanë arritur të sigurojnë akreditim rreth 150 gazetarë nga e gjithë bota, por, sipas organizatorëve, ata nuk do të kenë akses të plotë në ceremoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.