Masa të rënda për drejtuesit e mjeteve në Tiranë
Kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit, janë përqëndruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar ” për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës.
Nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët, ndërkohë që të njëjtët drejtues mjetesh nuk hezitojnë të kritikojnë prezencë në rrethrrotullim për rregullimin e trafikut, por kur ajo mungon, në rrethrrotullim gjithcka ndodh, përveç përparësisë.
Pamjet nga ana e policisë rrugore, flasin më shumë se 78 masat administrative të vendosura në dy orë.
Policia Rrugore ju uron fundjavë të mbarë dhe të sigurtë të gjithë përdoruesve të rrugës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



