E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakër në Norvegji, treni i mallrave vret 106 drerë të egër
Uncategorized

Masakër në Norvegji, treni i mallrave vret 106 drerë të egër

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në veri të Norvegjisë, ku treni i mallrave ka vrarë 106 drerë të egër në katër ditë sepse shoferët nuk morën paralajmërim nga bosët e hekurudhës për të ulur shpejtësinë.

Kafshët u goditën në tre raste vetëm këtë javë në Kvalforsbrua, në veri të Norvegjisë, ku 65 prej tyre u vranë të shtunën. Kjo pasoi vrasjen e 26 drerëve të mërkurën dhe 15 të tjerëve të enjten, pavarësisht se operatori i hekurudhës së Bane Nor i kërkoi pronarit të trenave të mallrave që të ngadalësonin shpejtësinë.

Autoritetet e transportit ishin paralajmëruar disa herë për rrezikun nëpërmjet lajmeve në agjencinë  Helgelendingen. Torstein Appfjell, që është kujdesur për drerët që kur ishte një fëmijë, ishte në skenën e masakrës të shtunën dh etha se kjo është një katastrofë për njerëzit që kujdesen për kafshët.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.