E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra mbi gazetarin për shkrimin kundër qeverisë
Lajme

Masakra mbi gazetarin për shkrimin kundër qeverisë

Berisha nxjerr fotot

Pas publikimit të denoncimit ditën e djeshme se një gazetar në Kavajë është dhunuar ish- Kryeministri Berisha ka publikuar sot foto e tij.

Përkrah tyre Berisha shkruan se ky është gazetari i portalit “Buletini i Kavaës” që u masakrua nga bandat e qeverisë tek dera e shtëpisë, për shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Postimi i plotë:

Kjo eshte liria e shtypit ne narko-shtetin e Norieges!

Te dashur miq, ky eshte gazetari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajes, Dritan Kanapari, qe u masakrua parembreme nga bandat e qeverise tek dera e shtepise, per shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe kete akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet per gjetjen dhe ndeshkimin e merituar ligjor te autoreve te ketij krimi te shemtuar ndaj lirise se mediave! sb

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.