E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra në ish bllok, zbardhet dëshmia e Fabio Allushit
Lajme

Masakra në ish bllok, zbardhet dëshmia e Fabio Allushit

Fabio Allushi pasi u vetëdorëzua në policinë e Tiranës ka dhënë dëshminë e tij, para oficerëve të Krimeve të Rënda në lidhje me masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku u ekzekutua Fabiol Gaxha me këtër plumba e u plagosën Ervin Martinaj dhe Eljon Hato.

42-vjeçari deklaroi për grupin hetimor, se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Sipas avokatit të tij, Allushi nuk ka lidhje me konflikin mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Vetë i akuzuar nga policia ka pohuar se u ndodh në vendin e gabuar në momentin. “Unë kam pritur deri sa të sqarohej pozicioni im dhe më pas u vetëdorëzove”, ka shtuar ndër të tjera Allushi.

Fabio Allushi ishte shpallur në kërkim pasi nuk kishte dhënë dëshminë e tij për ngjarjen. Në pamundësi të deponimeve, prokurorët pyetën kushëririn e parë të 42-vjeçarit, i cili i kishte thënë se Fabio ishte larguar nga lokali sapo kishte ndodhur ngjarja. Ai e kishte takuar Allushin të nesërmen, ne daten 5 tetor. Sipas deshmiose te kusheritit te tij, Fabio Allushi ishte njoftuar nga një person që të shkonte te lokali në pronësi të Redi Popeskut, por Fabio nuk i kishte treguar kusheririt emrin e mikut që e kishte kontaktuar në telefon.

Nga hetimet dyshohet se autori kryesor i vrasjes së Fabiol Gaxhës në ish-Bllok të jetë efektivi i Forcave të Armatosura, Marviol Bilo, i cili vijon të jetë në kërkim së bashku me Ervin Matën. Me masë sigurimi arrest ne burg janë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.