Masakra në Mat/ Basha: Tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit
Kryetari i PD-së Basha ka reaguar pas masakrës në Mat me 3 vitima.
“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.
Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”,shkruan Basha në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



