E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakroi kushëririn me çekiç, gjykata liron Vladimir Gjutën. Historia e arrestimeve, nga kërcënimi i Tahirit te dhunimi i babait e gruas
Publik News

Masakroi kushëririn me çekiç, gjykata liron Vladimir Gjutën. Historia e arrestimeve, nga kërcënimi i Tahirit te dhunimi i babait e gruas

Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Sipas burimeve ditën e ngjarjes, kushëriri i Gjutës kishte pësuar thyerje dhëmbësh dhe një sy e kishte të dëmtuar. Burime të cilat kanë konfirmuar ngjarjen dhe arrestimin, thanë se dhunimi ka ndodhur te Rruga e Elbasanit në Tiranë, në shtëpinë e Vladimir Gjutës, ku kishte thërritur kushëririn.

Kujtojmë se Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Ai, së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish-ministrit Tahiri.

GARDIANËT

vladimir-gjuta-me-paruke_1

Por ndërkohë që është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës dhe është vendosur në paraburgimin 313, Gjuta ka dhunuar edhe persona që punojnë në burg. Për këtë shkak, është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që i ka kërkuar Prokurorisë të kërkojë masën e mjekimit të detyrueshëm për Gjutën, pasi nuk përballohet nga stafi.

DHUNIMI I BABAIT

Në vitin 2016, 36-vjeçari nga Kukësi është arrestuar sërish sepse ka dhunuar babanë e tij të moshuar dhe bashkëshorten. Nga ana tjetër, veç dhunës në familje, ai akuzohej në atë kohë edhe për shkeljen e vendimit të Gjykatës së Kukësit, që kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest shtëpie”. 36-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babanë e tij 78 vjeç, ndërsa pre e dhunës u tha se ishte edhe bashkëshortja e tij. Ka qenë vetë babai i Gjutës, që ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke telefonuar në sallën operative. Më pas, shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke kryer arrestimin në Vladimir Gjutës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.