E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit, del fotoja e autorit në Roskovec, pas krimit i dha fund jetës
Lajme

Masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit, del fotoja e autorit në Roskovec, pas krimit i dha fund jetës

Personi që shihni në foto është Xhavair Hoxha, 61-vjeçari i cili masakroi me thikë sot nusen e djalit dhe më u vra në një pemë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vidhishtë të Roskoveci. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për BalkanWeb foton e autorin.

30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha. Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret.

Ka pasur kontradikta të vazhdueshme mes djalit dhe babait për këtë lidhje, pasi ai nuk pranonte faktin që 30-vjeçarja kishte qenë më parë e martuar. Nuk dihet nëse ka pasur dëshmitarë në ngjarje dhe në vend kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurori i gatshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.