E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MASAKRUAN TË BURGOSURIN/ Ministria e Drejtësisë: të nisë URGJENT hetimi …
Lajme

MASAKRUAN TË BURGOSURIN/ Ministria e Drejtësisë: të nisë URGJENT hetimi …

Pas ngjarjes së paradites së djeshme, që u raportua në mediet shqiptare për rastin e dhunimit fizik të një të dënuari në IEVP Fushë Krujë (Adriatik Lala) kanë reaguar mëngjesin e sotëm Ministria e Drejtësisë, dhe Komuniteti i Helsinkit.

Të dy institucionet kanë deklaruar nisjen e hetimeve për dy të dyshuarit, duke marrë parasysh ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.

Ngjarja e rëndë është raportuar dje rreth orës 09:30 në institucionin e Policisë së Shtetit (dhe menjëherë në mediet shqiptare), për një rast masakrimi (dhunë fizike dhe psikologjike) ndaj një të dënuari, identiteti i të cilit u shfaq për mediet si Adriatik Lala.

Efektivët e Policisë që kanë shkaktuar dhunën janë Agron Babasi dhe Ervis Beshi.

Lala konfirmohet nga vendimi i marrë i Gjykatës së Tiranës se është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj heqje lirie (dhe dënimin do ta kryente në IEVP Fushë Krujë).

Vendimin e Gjykatës i cili është ky mëposhtë.

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Fadil Lala per kryerjen e vepres penale te “Vjedhjes me dhunë”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 139-22 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite denimin e tij me 4 (kater) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Fadil Lala per kryerjen e vepres penale te “Vjedhjes”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1-22 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite denimin e tij me  6 (gjashte) muaj burgim.

3.Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve dënimin e të pandehurit Adriatik Fadil Lala përfundimisht me 4 (katër) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim.

4.Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurin Adriatik Fadil Lala me  3 (tre) vjet burgim.

5.Vuajtja e këtij dënimi do të fillojë nga dita e arrestimit në flagrancë dt. 20.03.2017 dhe në bazë të ligjit 8328 dt.16.04.1998 i ndryshuar pjesa e mbetur të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë që dyshimet e para janë për dy punonjës të sigurisë në këtë institucion (përkatësisht për Agron Babasin dhe Ervis Beshin). Të dy punonjës policie në IEVP Fushë Krujë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.