Masat e GJKKO-së ndaj Berishës, i i biri: Të turpshme
Shkëlzen Berisha ka komentuar për herë të parë masat e vendosura nga GJKKO ndaj të atit, Sali Berisha për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Ai theksoi se Berisha në asnjë moment nuk ka dashur të shkelë Kushtetutën dhe në asnjë moment nuk ka shmangur gjykatat. Të gjithë procesin ai e quajti të turpshëm.
“Sali Berisha nuk ka asnjë akuzë dhe po e çojnë deri në pamundësi komunikimi. Kjo është e turpshme. Sali Berisha nuk e ka shmangur Gjykatën se ka frikë përballjen apo sepse nuk e njeh autoritetin e saj, por nuk ka dashur të shkelte Kushtetutën”, u shpreh Shkëlzen Berisha.
Këtë deklaratë Shkëlzen Berisha e bëri, pasi dëshmoi në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe rreth 300 të tjerë u plagosën.
Në seancën e shkuar Shkëlzen Berisha nuk u paraqit për të dëshmuar duke deklaruar se nuk kishte marrë asnjë njoftim se duhet të jetë në seancë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



