E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Masha” e Bashkim Ulaj merr 20 MLN euro nga Ulsi Manja
Lajme

“Masha” e Bashkim Ulaj merr 20 MLN euro nga Ulsi Manja

Kompania “4-AM” me letra e drejtuar nga Ardit Metaliaj, ka marrë shumë shpesh tendera në vlera tepër të larta nga pushteti i Rilindjes. Në pamje të parë emri i Ardit Metaliaj mund të duket i panjohur, porn ë bazë të shumë artikujve në media, ai është “dora” apo “masha” pas të cilës fshihet oligarku Bashkim Ulaj.

Së fundmi kjo kompani e drejtuar nga metaliaj ka përfituar një tender tepër të majmë prej gati 20 milionë eurosh me TVSH nga Ministria e Drejtësisë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Institucionit për Edukim dhe Rehabilitim të të Miturve”, me një fond limit në shifrën 1,924,332,544 lekë të reja pa TVSH ose gati 22.6 milionë euro përfshirë TVSH.

Por përtej shifrës shumë të lartë, vetë procedura e tenderit ka mjaft dyshime. Vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm 5 kompani, një numër relativisht i kufizuar për një shifër të lartë. Megjithatë shikohet se njëri nga pjesëmarrësit nuk ka paraqitur asnjë ofertë.

Lindin dyshimet se kjo është një skemë e përdorur për të krijuar përshtypjen se gjoja ka konkurencë, por në realitet fituesi është i paraditur që në fillim. Fitues është shpallur bashkimi i kompanive “4 A-M” në pronësi të Ardit Metaliaj dhe “ED KONSTRUKSION” e zotëruar nga Alfred, Ramadan, Jorgjie dhe Eduart Ibrahimi.

Oferta e tyre është në vlerën 1,751,539,696 lekë të reja pa TVSH ose gati 20 milionë euro përfshirë TVSH. Kjo vlerë ndërkohë është sa 91% e fondit limit, duke rritur ndjeshëm dyhsimet se kemi të bëjmë me një tender me fitues të paracaktuar. Duket se Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Ulsi Manja, në vend që të vendosë drejtësinë, merret me tendera të dyshimtë.JOQ

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.