Mashtrim Online me “KIDI EVENT”: Qytetari humb 170 €
Bllokohet pasi kryen pagesën
[
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast mashtrimi nga faqja online “KIDI EVENT”, e cila reklamohet në rrjet se realizon dhe dërgon surpriza në Shqipëri dhe Kosovë.
Sipas denoncimit, qytetari kishte porositur një shërbim surprize dhe kishte kryer pagesën prej 170 eurosh në emër të Amarda Mekshit. Komunikimi me administratorët e faqes kishte vijuar normalisht deri në momentin kur pritej dorëzimi i porosisë. Pas pagesës, jo vetëm që surpriza nuk u dërgua, por qytetarit iu bllokua edhe komunikimi.
Qytetari u bën thirrje shqiptarëve të tregohen të kujdesshëm ndaj faqeve të ngjashme mashtruese që qarkullojnë në rrjet, duke kërkuar gjithashtu që kushdo që ka përjetuar raste të ngjashme të mos hezitojë t’i denoncojë ato pranë organeve kompetente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



