MASHTRIMI/ Rama u ka marrë shqiptarevë takse qarkullimi 450 milion euro
Dritan Laci
450 milion euro u ka marrë qeveria e Ramës në kater vite shqiptarëve me taksën e qarkullimit
11 per qind e buxhetit te shtetit mbushet direkt nga taksa e qarkullimit
E dini cfarë tha një nga ndrikullat e mendimit ekonomik Boteror mbreme në një studio televizive; kur u pyet per taksen e qarkullimit 320 lekë për liter karburant që qeveria Rama I mban cdo drejtuesi makine.
Prandaj jemi të majtë tha se ua marrim drejtuesve të makinave sa frëngu pulën dhe nuk ua marrim personave të tjerë.
A thua se 70 per qind e qytetareve qe kane makine jane pasanike te djathte qe duhen rrjepur.
Gjithsesi per taksen e qarkullimit. Që të kuptojmë edhe Ramen e mbremshem ne Opinion dhe kush mashtron….
Në vitin 2012 qeveria Berisha taksonte 70 lekë të vjetra per një karburant liter dhe arketonte 5 miliardë lekë të reja ose 38 milion euro në vit nga taksa e qarkullimit.
Ne vitin 2014 me te ardhur në pushtet Qeveria Rama e rriti taksen e qarkullimit nga 70 lekë në 170 leke të vjetra per një liter karburant.
Ne vitin 2014 Qeveria Rama arketonte nga taksa e qarkullimit 110 miliardë lekë të vjetra
Ne vitin 2015 Qeveria Rama e rriti taksen e qarkullimit nga 170 leke te vjetra per liter karburant ne 270 lekë per liter, ku së bashku me 20% tvsh që i vendoset kësaj takse, vlera totale në një litër naftë vetëm për këtë lloj takse shkoi ne 324 lekë te vjetra.
Pra cdo drejtues mjeti paguante ne vitin 2015, 324 lekë të vjetra shtesë per cdo liter karburanti të shpenzuar.
Ne vitin 2015 Qeveria Rama mblodhi nga taksa e qarkullimit 148 miliarde leke te vjetra. Pra 38 miliarde lekë të vjetra me shume se në vitin 2014 dhe taksoi shqiptaret me 100 milion euro më shumë se qeveria Berisha, gjithmonë flasim per taksen e qarkullimit.
Ne vitin 2016 Qeveria Rama mblodhi nga xhepat e drejtuesve te mjeteve 168 miliarde leke te vjetra, pra 20 miliarde leke te vjetra me shume se edhe vete viti 2015.
Në vitin 2017 Qeveria Rama mblodhi nga taksa e qarkullimit 164 miliard lekë të vjetra
Bilanci në kater vite të Qeverisë Rama.
Ne kater vite Qeveria Rama u ka marre shqiptareve takse qarkullimi 450 milion euro.
Deduksioni=Pune publike=Privat=Pallavra=PPP
Stadiumi Arena Kombetare PPP Vlera 55 milion euro…
Cfarë tha Rama:
Do ta bejme me PPP se nuk kemi para. Do i japim kulle privatit qe do ndertoje stadiumin se ndryshe nuk na e ben.
Rruga e Arberit= PPP Vlera 33 miliarde lekë
Cfarë tha Rama…
Do e ndertoje privati se qeveria nuk ka mundesi ta ndertoje. Dibranet do kalojne nepermjet traut ne 13 vitet e ardhshme
Rruga e Kombit=Ishte pa PPP erdhi Rama e beri PPP
Vlera e rruges 2 miliard euro 137 kilometra
Rama do u marre shqiptareve dhe kosovareve 300 milion euro per 30 vite
Teatri Kombetar=PPP Vlera 20-milion euro
Cfarë thotë Rama
Nuk e ndertojme dot, Qeveria nuk ka para per të ndertuar një godine dinjitoze teatri, do ti bejmë një kullë …
Bunkeri i Rames ne Surrel=PPP
E vetmja gje qe Rama ka ndertuar pa kulle, por qe akoma nuk e ka bere transparente se kush jane PPP-te qe ja ndertuan bunkerin dhe i mungon transparenca dhe sinqeriteti te thote nese shqiptaret po paguajne akoma me parate e tyre kullen e tij te izolimit nga realiteti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



