E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtruan 225 veta me vizat kanadeze, përfundojnë në burg nënë e bijë
Lajme

Mashtruan 225 veta me vizat kanadeze, përfundojnë në burg nënë e bijë

Kanë përfunduar në burg nënë e bijë, Adeila dhe Lule Makashi, të cilat akuzohen se kanë mashtruar me vizat rreth 225 persona.

Nëna e të resë, Lule Makashi, ishte dënuar me 6 vite burg për mashtrim me vizat kanadeze dhe ndodhet duke vuajtur dënimin.

E bija ishte me masën “detyrim paraqitjeje”, kur u dha vendimi prej 4 vitesh heqje lirie ndaj saj.

Adeila Makashi, së bashku me nënën e saj Lule Makashi, u prangosën fillimisht në prill të 2016-s, pasi 26 persona i kishin denoncuar në Polici për mashtrim dhe Gjykata e Tiranës i la në burg.

Adeila u lirua nga gjykata pak kohë më vonë, teksa në dhjetor të vitit 2017 Gjykata e Apelit dha dënimin me 9 vite burg për nënën e saj Lule Makashi dhe 6 vite për 30-vjeçaren.

Falë gjykimit të shkurtuar, në vendimin përfundimtar 54- vjeçarja u dënua me 6 vite burg dhe e bija me 4.

Në këtë kohë ajo ishte në liri dhe u shpall në kërkim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.