Maxhoranca ka marrë vendim të rrezojë dekretet e Metës
Pak ditë më parë, kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim projektligjin për noterinë me argumentin se ai ka mangësi ligjore dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Por maxhoranca ka vendosur që dekretimin e Metës ta rrëzojë, duke lënë ligjin në fuqi ashtu siç e kanë miratuar në seancë plenare.
Krahas këtij ligji, Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për “Kadastrën”, ndër ligjet më të rëndësishme për procesin e pronësisë në vend, i cili është pjesë e paketës së reformës së pronës.
Argumentet e Presidentit në këtë projektligj duket se kanë bindur maxhorancën, e cila ka vendosur që disa nga rekomandimet e kreut të shtetit t’i marrë në shqyrtim dhe t’i miratojë ato.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



