Mazniku: Duhet të fillojnë zgjedhjet brenda PS
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku ka deklaruar se duhet të fillojnë zgjedhjet brenda PS, për përmirësimin e strukturave.
Në një intervistë për Report TV, Mazniku tha se tashmë ka nisur puna për përgatitjen e 61 strukturave të PS në të gjitha rrethet para se të vijnë zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Mazniku gjithashtu tha se “duhet të rikonstrukturohet e gjithë trupa, pra për 61 organizatat e PS. Duhet të marrin përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhje e duhet të sigurohemi që jemi të gatshëm për 2019.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



