E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbajti shokun të vdekur në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua
Lajme

Mbajti shokun të vdekur në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua

Detaje nga historia shokuese

Gjetja e një trupi të pajetë në një përrua 10 ditë më parë në Bërxull tronditi jo pak kryeqytetin. Trupi u gjet nga banorë të zonës, të cilët lajmëruan Policinë.

Nga verifikimet paraprake, Policia e Tiranës bëri me dije se personi nuk kishte shenja dhune duke lënë të kuptohej se kishte pësuar vdekje natyrale.

Por, ka qenë Mjekësia Ligjore që ka hedhur dritë mbi shkaqet reale të vdekjes, që sipas tyre kishte qenë mbidoza.

Por, verifikimet dhe kërkimet mbi viktimën rezultuan pa lidhje me vendin ku u gjet, pasi Elton Tahiri, 48 vjeç, nuk kishte asnjë lidhje me zonën. Po ashtu, nga verifikimet u mësua se në fakt as në Bërxull viktima nuk kishte asnjë njohje e për pasojë u lind ideja se i ndjeri mund të kishte ndërruar jetë në një vend tjetër dhe ishte hedhur aty nga dikush.

Hetimet intensive të Ppolicisë dhe grupit hetimor shkuan deri te shokët e tij dhe sidomos te personat me të cilët ishte shoqëruar kohëve të fundit. Pas marrjes së dëshmive të familjarëve dhe të njohurve është mësuar se ai kishte qenë në Gjermani me Majdiel Husën, një 48-vjeçar me origjinë nga Shkodra, por që banonte në Tiranë.

Ky i fundit ka pranuar ngjarjen dhe po ashtu edhe transportimin e trupit të të ndjerit nga frika se mund ta vinin para akuzës për vrasje. Në fakt, të dy miqtë kanë konsumuar drogë në banesën e Husës. Policia njoftoi arrestimin ditën e djeshme.

NGJARJA

Mbidoza e kokainës dhe heroinës i ka marrë jetën 48- vjeçarit të identifikuar si Elton Tahiri që u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë. Ai ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa në banesën e këtij të fundit kur u nda nga jeta.

47-vjeçari është arrestuar pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici, por e hodhi në përrua. Në dëshminë para hetuesve ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij në zonën e Laprakës dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.

Elton Tahiri dhe Majdiel Husa kishin disa ditë që ishin depërtuar së bashku nga Gjermania dhe që prej kthimit kanë qëndruar së bashku në banesën e Husës në Laprakë, pasi jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë.

Viktima nuk kishte kontaktuar për asnjë moment me familjarët e tij dhe nuk u kishte treguar se ishte kthyer nga Gjermania.

Policia, që prej konstatimit të trupit në afërsi të Bërxullës nisi verifikimet e të gjitha lëvizjeve që ka kryer që nga kthimi dhe identifikoi edhe shokun e tij Husa, me të cilin kishte ardhur nga jashtë. Husa është mbajtur në vëzhgim dhe pasi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Trupin e ka mbajtur në banesën e tij për të paktën 2 ose 3 ditë, pasi sipas burimeve kishte nisur dekompozimi. Gjatë kontrollit në banesën e Husës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi 47-vjeçari për transportimin e trupit të pajetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.