E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbappe  i dhuron Francës një biletë për në “Euro2024”
Lajme

Mbappe i dhuron Francës një biletë për në “Euro2024”

Është gjithnjë ai, është gjithnjë Mbappe. “Gjeli” më i famshëm rikthehet fuqishëm në skemë, merr prej dore Francën duke i dhuruar bluve një biletë për në “Euro2024”. Me 18 pikë në 6 ndeshje, Deschamps me të besuarit e tij festojnë kualifikimin pas suksesit 2-1 kundër Holandës, në mitikun ‘Johan Cruijff Arena’. Shtatë minuta lojë i mjaftuan Mbappe për të dërguar topin në rrjetë. Një kros në zonë nga Clauss, me Mbappe që fluturimthi kaloi “gjelat” në avantazh.

391628692 865400081619055 8701239839182372776 N

Franca kishte kontrollin e lojës, por në fundin e pjesës së parë ishte Maignan që bllokoi në gjuajtje të rrezikshme të Xavi Simons. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Mbappe me një ekzekutim fantastik dërgoi topin në trekëndësh, një gol që mori duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në stadium. Ky ishte goli i 42-të i Mbappe me përfaqësuesen duke kaluar një legjendë si Michel Platini.

“Tulipanët” u rikthyen vonë në lojë, në minutën e 85-të ngushtuan shifrat, por një gol që vlen thjeshtë për statistika, pasi kjo humbje i zbret në vendin e tretë në Grupin B me 9 pikë, 3 më pak se Greqia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.