E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbërrijnë mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer në Kosovë
Publik News

Mbërrijnë mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

Këtë të hënë në Kosovë kanë mbërritur 556.920 doza të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit.

Sipas autoriteteve kosovare, me mbërritjen e këtyre dozave, imunizimi masiv do të përshpejtohe dhe të arrihet objektivi i qeverisë për vaksinimin e 60% të popullsisë.

“Prej këtij kontigjenti, 503 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53.820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer”, thuhet në njoftim.

Më 1 shtator, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pati njoftuar se 133,234 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit janë hequr nga përdorimi, për shkak të skadimit të afatit. Vaksinat kanë qenë pjesë e një donacioni nga Norvegjia.

Numri i qytetarëve të Kosovës të vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit ka arritur në 315.880.  Numri total i vaksinave të administruara është 934.956.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.