Mbërrijnë në Gjirokastër emigrantët e parë sirianë
Në qytetin e Gjirokastrës kanë mbërritur 50 emigrantët e parë sirianë, që do të strehohen në vendin tonë.
Në përbërje të grupit janë edhe pjesëtarët e një familje emigrantësh palestinezë.
Refugjatët janë akomoduar brenda një kohe rekord në qendrën e pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometër në veri të Gjirokastrës.
Sirianët e ardhur janë të të gjitha moshave, por kryesisht familjarë, ndërkohë që mes tyre janë edhe shumë fëmijë.
Emigrantët sirianë kanë hyrë ditën e djeshme nga territori grek nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.
Ndërkohë në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë janë vendosur me mijëra refugjatë sirianë dhe afganë, të cilët synojnë të futen në vndet e Bashkimit Europian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



