E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbërrin i pajetë në spital  37-vjeçari
Lajme

Mbërrin i pajetë në spital 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Korçës pa shenja jete. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu është transportuar në spital nga të afërmit e tij, ndërsa nga këqyrja paraprake, nuk janë vënë re shenja dhune.

Viktima, me inicialet O. Xh., banues në fshatin Podgorie të Maliqit, dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.