“Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund”/ Duma ia thotë Bashës në sy: Në gabimin e parë që do bësh…
Grida Duma mbajti fjalimin e saj sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, tha se do të ishte kritikuesja e parë e Lulzim Bashës kur ai të gabonte.
“E ka humbur autoritetin moral”/ Grida Duma nga Kuvendi Kombëtar: Do apo jo Berisha, Lulzim Basha është kryetari i PD-së
Ajo gjithashtu i konsideroi të pafalshme foltoret e Sali Berishës, pasi sipas saj janë manipulatore totale të ndjenjave të demokratëve për interesa të tij.
“Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund, ashtu siç ka marrë fund dhe respekti pa kushte për autoritetin moral të Sali Berishës.
Kushti im për ty është të reflektojmë për këto 8 vite, kushti im për të të mbështetur ty është që të harrojmë ta mundim Edi Ramën me një model bunkeri që ka krijuar ai me partinë e vet, dhe ta mundim me një parti demokratike të madhe e të gjerë.
Unë nuk mund të isha në një miting të interesit personal të Berishës. Megjithëse ndjej keqardhje për damkosjen e tij për vulën e zezë ntga SHBA. Nuk jam kurrësesi për t’uu bërë maska anti zhgënjim i Lulzim Bashës. Kam qenë me sytë dhe veshët jhapur ndaj demokratëve që nuk shkuan për të luftuar SHBAne me Berishën. Disa shkuan për të hequr kryetarin e partisë. Sali Berisha ishte mjeti dhe jo qëllimi i tyre. Kjo parti duhet ta bëjë qëllim madhor, kthimin nga rruga e karshillëkut ndaj SHBA-së. Shqipëria nuk do të kthehet 100 vjet prapa mbi mushkën e marrëzisë. Sytë e mi sot ndajnë qartësisht ish kryetarin Berisha nga ata demokratë të revoltuar nga lidershipi i PD-së. Unë me zemër jam me ata demokratë atje, por jo me Sali Berishën, por me ata demokratë të sfilitur nga humbjet përballë Ramës. Nuk jam me Bashën, por me demokratët. Jua them qartë, që nëse për hatër të sSali berishës nuk mund të kontribuoj për një PD kundër SHBA-së, por as për hatër të aleancës, nuk mund të ndjek dot me sy mbyllur Lulzim Bashën. Mos t’i kthejmë SHBA-në në një sinonim të Bashës. Ne nuk jemi këtu për të kontestuar legjitimitetin e kryetarit. Dorëheqjen mund ta kishte konsideruar atëherë kur Sali Berisha, jo vetëm që nuk ia kërkoi, por edhe i dolëm të gjithë bashkë në krah.
I dhamë votën pas i thënë asnjë fjalë. Kështu kemi gabuar që nga viti 2013. Prandaj ky absurd erdhi në atë pikë ku Basha doli humbësi i vetëm, në momentin kur Berisha u shpall non grata. Do apo jo Berisha, ti je kryetari i PD. Ai miting ishte dhe mbetet nul. Asnjë nga arsyet që i çuan atje demokratë nuk është nulo nga pikëpamja morale. Ne nuk kemi arrtitu të fitojmë disa herë rresht, për shkak të masakerës zgjedhore ose edhe jo për shkak të tyre. Ne duhet të ballafaqoheshim me rezultatin zgjedhor, dhe jo të fshihemi prapa tyre me Sali Berishën. Ti duhet të krijoje haopësirë për figurat e krijuara, dhe jo forume gjysmake. Në këtë sherr brenda familjes tohnë, ke një avantazh të madh kryetar, pasi je më i pafajshmi, në këtë mes dhe pikërisht Sali VBerisha është fajtori më i madh në këtë mes. Nuk e hedh dot poshtë kurrë miqësinë e Berishës me mua, por besoj se miqësia do të vijojë, por e tija do kthehet në armiqësi klasore ndaj meje. PD fatkeqësisht nuk e ndihmon dot Sali Berishën që të bëjë harakirin. Berisha nuk ka gjë për të humbur. Kryetar, dua ta them sot, që mbështetja ime pa kushte për ty, ka marrë fund. Siç ka marrë fund dhe respekti im pa kushte për autoritetin moral të Berishës në PD. Kushti im për të mbështetur ty është të hapësh sytë dhe veshët ndaj demokratëve që janë pasoja e gjallë e verbërisë tonë në këto vite. Kushti im për të mbështetur më tutje, është që ta lëmë verbërinë e masakrave dhe të shohim nga vetja. Duhet të jeni ju që të na çoni në fitore.” – tha Duma.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



