E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbeti i vdekur bashkë me djalin 3 vjeç në aksidentin tragjik, identifikohet viktima. Gruaja rëndë te Trauma
Publik News

Mbeti i vdekur bashkë me djalin 3 vjeç në aksidentin tragjik, identifikohet viktima. Gruaja rëndë te Trauma

Identifikohet i riu që humbi jetën sot në aksidentin tragjik bashkë me të birin e mitur, ndërsa gruaja e tij lufton me vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Milot-Rubik, ku u përfshinë dy automjete. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se fatkeqësisht humbi jetën Shkurt Prenga, 31 vjeç, dhe djali i tij i mitur 3 vjeç, me inicialet O.P., i cili ishte ulur në vendin e pasagjerit bashkë me nënën e tij. Mësohet se nëna e vogëlushit, Fabiola Prenga ndodhet në gjendje të rëndë. Ndreka raporton se çifti nga fshati Rrilë i Lezhës, udhëtonte bashkë e fëmijën e tyre në mjetin tip ‘Opel’ kur u përfshinë në aksident, duke u përplasur me një ‘Benz’.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ku udhëtonte çifti i ri është përplasur dhe me barrierën e rrugës, duke bërë që për dy anëtarët e familjes goditja të jetë fatale. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa babai i tij në spital. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga mjeti tip ‘Benz’ që u përfshi nga flakët, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma. Po ashtu dyshohet se shkak është bërë edhe lagështira në rrugë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.