Mbeti i vrarë në Tiranë, ishte pronar i hotelit të njohur në Sarandë, njihej me dy emra
Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra një natë më parë me armë zjarri në Tiranë kishte ardhur në orët e pasdites nga Saranda në kryeqytet në shtëpinë e të vëllait të tij.

Ai njihej edhe me emrin Edmond Hoxha. Ai ishte me origjinë nga Fieri dhe jetonte prej disa vitesh në Sarandë ku kishte shtrirë aktivitetin e tij në fushën e biznesit, ku kishte disa prona dhe hotelin e njohur “Blue Sky”.
Ai u qëllua me 9 plumba brenda një lokali pranë shtëpisë së vëllait të tij. Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit, megjithatë është bërë sekuestrimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe në subjektet pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Gjatë ditës së djeshme autori ishte i mirëinformuar për çdo lëvizje të tij, dhe arriti ta qëllonte 9 herë, pasi e kapi në befasi në lokalin që ndodhej pranë shtëpisë së vëllait të viktimës.
Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë filmuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit.
Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock. Prej andej largohet sërisht i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës.
Pistat e hetimit lidhen me motivet e hakmarrjes dhe me konflikte të mundshme në Greqi dhe në Britani.
Kujtojmë se 49-vjeçari është ka qenë i dënuar më herët për trafik droge në Greqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



