E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbeti jashtë listës së deputetëve, reagon Musa Ulqini: I nderuar që përfaqësova Dumrenë. Largohem politikisht, por jo shpirtërisht
Publik News

Mbeti jashtë listës së deputetëve, reagon Musa Ulqini: I nderuar që përfaqësova Dumrenë. Largohem politikisht, por jo shpirtërisht

Deputeti i PS-së Musa Ulqini, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar, pas vendimit për të mos pranuar të bëhet pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Mendohet se shkak për këtë refuzim ka qenë numri rendor në të cilin është propozuar.

Ulqini thekson se ndihet i nderuar që ka përfaqësuar Dumrenë në parlament, duke shtuar se largohet politikisht, por se shpirtërisht mbetet pranë kësaj zone.

Të nderuar miq, qytetarë të Belshit

Siç u bë e ditur mbrëmë, unë nuk do të jem më përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Shqipërisë. Kam qenë i nderuar që kam përfaqësuar në dy mandate radhazi banorët e një zone të mrekullueshme si Dumreja. Them e mrekullueshme, jo vetëm për bukuritë e pashoqe natyrore me 84 liqenet karakteristike, por në radhë të parë për qytetarinë e njerëzve të urtë e punëtorë të kësaj zone. Së bashku punuam fort për ta ndryshuar e kthyer Dumrenë siç është sot, një aset i mirëfilltë turistik, që është edhe një e mirë e madhe për banorët e saj. Përballuam së bashku pasojat e tërmetit të marsit 2014, të shtatorit e nëntorit 2019 si dhe u angazhuam fort në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Covid. Së bashku kemi zhvilluar fushatat elektorale të viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, të cilat ishin modele të komunikimit qytetar, larg konfliktualitetit.

Sot është dita të falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi politik në këto dy mandate. E kam të pamundur të përmend të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve në këtë rrugëtim, sepse ata janë të shumtë, por dua të theksoj se pa kontributin qytetar dhe angazhimin e socialistëve të Dumresë, pa përkushtimin e ekipit të mrekullueshëm të bashkisë së re të Belshit e kryetarit të saj Arif Tafani, pa mbështetjen e përhershme të të gjithë institucioneve shtetërore të angazhuara në këto ndryshime të qeverisë Rama, ndryshimet e jetësuara në të gjitha fushat e jetës në Dumre, nuk do të ishin këto që janë sot.

Unë tashmë largohem politikisht nga Dumreja, por jo shpirtërisht. Ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe socialistëve të Belshit suksese në zgjedhjet e 25 Prillit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.