Plazhe nuk ka, por të rinjtë e Ecovolis nuk e kanë ndalur punën e tyre për pastrimin e zonave bregdetare nga mbeturinat e hedhura nga njeriu.
Nuk ka një virus me emrin Covid, por për shkak të ndotjes, mund të ketë shumë e më shumë të tjera, raporton newsbomb.al.
Në Lagunën e bukur të Karavastasë, të rinjtë e Ecovolis kanë hequr tonelata me mbeturina dhe këtë e kanë pasqyruar edhe me foto.
Ened Mato, drejtues i Ecovolis ka gjetur një shishe serumi me agen e gjilpërën vendosur për ta evidentuar. Duke shkruar se atë nuk e merr lumi, por që me hapjen e sezonit veror, mund të ngulej në trupin e çdo fëmije që do të kishte kuriozitet për ta pare, raporton newsbomb.al.
E pastaj, aksioni vazhdon me shishe plastike, me parakolpë makinash të hedhur buzë detit, me shapka e çizme deri tek mbeturinat ushqimore.
“Mbaje pastër si n’shpi”, ishte slogani i përdorur nga Ecovolis për këtë fushatë.
Shkruan Ecovolis: Jo nuk i merr Lumi !
Vijnë pas. Shpërndahen këtu te kjo Lagunë e bukur. Kjo gjilpëra me gjithë serum që ke hedhur ti në lumë para pak ditësh, sot është këtu dhe për pak mund ti ngulej fëmijës tim. Eja shiko pasojat e atij veprimi të papërgjegjshëm.
Elbasani, Librazhdi , Fieri , dhjetëra fshatra ndërmjet, nuk e dijnë cfarë po bëjnë. Nuk e dijnë sa peshqë, gjallesa, shpendë, kafshë, ujëra, plazhe kanë helmuar. Ata thjeshte hedhin mbeturinat në Seman dhe Shkumbin me idenë se i merr Lumi.
Nuk përtojmë aspak të pastrojmë. Por cikli i plastikës, i mbetjeve, i spitaloreve, në lumenjtë, në detet tona, helmon ujin, peshqit, kafshët, gjallesat, plazhin dhe detin. Cdo gjë shkon zinxhir. Një spitalore që shkarkohet në Librazhd rrezikon një fëmijë në Divjakë.
Nuk ka lagunë të mbrojtur me lumenjtë që shkarkojnë mbetje pafund.
Askush nuk duhet të hedhi mbeturinat në lumë. Të gjithë qytetarët e Elbasanit, Librazhdit , Fierit dhe fshatrave përreth duhet të vijnë në lagunën e bukur të shohin gjurmën e shëmtuar të mbetjeve që ata hedhin në lumë me mendimin se lumi I zhduk.
Portat e Shkumbinit dhe Semanit po helmojne Lagunen. Deti nuk ka gojë të flasi dhe sy ta shohin.
Në cdo lumë sot duhen prita, deri sa të arrijmë të vendosim prita në mëndjen e cdo qytetari të papërgjegjshem qe hedh mbeturinat në lumë, në rrugë, në natyrë.
Impianti i Pastrimit të grykëderdhjes në lumin Shkumbin u inagurua në 2017 nga Ministria Mjedisit. Sot nuk punon më.
Qindra njerëz punëtore mund të mbledhin materialet e riciklueshme në grykëderdhje. Brenda pak kohësh me qindra tonelata plastike mund te largohen nga lumi, nga deti, nga bota nënujore që po shkretohet cdo ditë.
Të helmosh peshqit, shpendët është krim, por mbi të gjitha është nje sjellje dhe energji negative që nuk sjell asnjë të mirë, vecse vjen mbrapsht në forma dhe mënyra të pakthyeshme.
Natyra është ndërgjegjia jonë. Të kemi ndërgjegjen e pastër, tokën e pastër, mëndjen e pastër, shëndeti është I sigurtë. Fëmijët tanë do të jenë të sigurtë.
Lumenjtë janë damarët që rrjedhin në Tokën shqiptare. Zinxhiri , lumë, det, lagunë është një. Me të jemi të lidhur ne , natyra, jeta.
“Mbaje pastër, si në shtëpi” vazhdon me vendosjen e koshave aty ku pastrojmë.
Por edhe aty ku nuk ka kosha i detyrohemi natyrës, tokës, vetes, fëmijeve .Sot te gjithe mund te behemi heronj thjeshte ti marrim mbeturinat me vete deri te koshi.
Foto nga aksioni:






























