E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 1 miliard euro investimi  PËR ZHVILLIMIN E NJË PROJEKTI HIBRID TE ENERGJISE SE RIPERTERITSHME  NË SHQIPËRI
Lajme

Mbi 1 miliard euro investimi PËR ZHVILLIMIN E NJË PROJEKTI HIBRID TE ENERGJISE SE RIPERTERITSHME NË SHQIPËRI

CWP EUROPE DHE GENERAL ELECTRIC LIDHIN NJË MARRËVESHJE PARTNERITETI PËR ZHVILLIMIN E NJË PROJEKTI HIBRID TE ENERGJISE SE RIPERTERITSHME ME PERMASA HISTORIKE NË SHQIPËRI

Shoqëria GE Vernova Onshore Wind dhe CWP EUROPE kanë lidhur një marrëveshje historike për të zhvilluar një projekt hibrid të një shkalle të gjerë për shfrytëzimin e energjisë së erës dhe diellit në Shqipëri.

Me një investim që parashikohet të jetë mbi 1 miliard euro deri në përfundimin e të gjitha fazave të tij, ky projekt do të krijojë mbi 1500 vende pune gjatë etapës ndërtimore dhe pritet të jetë në gjendje të prodhojë energji të mjaftueshme për të mbuluar deri ne 75% të gjithë konsumit vjetor të familjeve shqiptare.

Një pjesë e konsiderueshme e investimit parashikohet të shkojë për zhvillimin e infrastrukturës kritike vendore, duke ofruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe përmirësime afatgjata në rajon. Për më tepër, projekti ka potencial ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet eksportues neto i energjisë elektrike, duke rritur ndjeshëm sigurinë energjetike të vendit si dhe atë rajonale.

Stephen Swift, Drejtor i Përgjithshëm Komercial i GE Vernova Onshore Wind, tha: “E vlerësojmë lart partneritetin tonë të gjatë me CWP, me të cilët kemi zhvilluar disa projekte me vlerë të madhe në mbarë botën. Jemi të entuziazmuar të punojmë me ta në Shqipëri, në menyrë qe të mbështesim kërkesat e vendit dhe ato europiane për energji të pastër”.

Përpara fillimit të aktiviteteve të ndërtimit, projekti do të siguroje të gjitha miratimet e lejet e nevojshme të zhvillimit dhe paralelisht, do të kryejë një vlerësim rigoroz të ndikimit mjedisor dhe social duke iu përmbajtur standardeve më të larta ndërkombëtare.

Partneriteti ndërmjet GE dhe CWP është një arritje e jashtëzakonshme, e cila do të sigurojë përdorimin e zgjidhjeve më të fundit e më inovative inxhinierike për këtë projekt historik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.