E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 15 plumba ndaj Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, shënjestrat udhëtonin me makinë të blinduar!
Publik News

Mbi 15 plumba ndaj Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, shënjestrat udhëtonin me makinë të blinduar!

Në atentatin ndaj Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit është qëlluar me mbi 15 plumba. Raportohet se Bitri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Çollaku rrugës për në spital.

Nga informacionet e siguruara, mesohet  se si Bitri edhe Çollaku lëviznin me makine të blinduara dhe autorët kanë pritur pikërisht momentin që ata kanë qenë në këmbë për t’i qëlluar. Pista që po hetohet aktualisht është ajo e larjeve të hesapeve.

Ndërkaq, vlen për t’u theksuar se pas krimit të rëndë, autorët kanë djegur në zonën e Metalurgjikut një mjet tip “Volvo”.

Dyshohet se më pas, ata janë larguar ose në një zonë në qytet, ose janë ndihmuar nga një mjet tjetër, për t’u larguar në një tjetër vend. Megjithatë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në vendngjarje me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve. Sa i përket zonës ku ndodhi krimi, një bar kafe në hyrje të qytetit, ajo është e rrethuar nga shumë kamera.

Ata janë sekuestruar nga uniformat blu dhe pritet që të tregojnë detaje të reja që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dy personat shënjestër të atentatit të sotëm në Elbasan duket se janë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet. Ardian Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakajt, ngjarja që ndodhi më 11 maj të këtij viti, në të cilën dyshohet se ka pasur lidhje direkte.

Nga hetimet ka rezultuar që pas dënimit në Itali, Çollaku vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje. Po kështu dyshohet se ka bashkëpunuar dhe me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018.

Erjon Alibej nga ana tjetër dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve që ndodhën vitin e kaluar në Elbasan.

Nga ana tjetër, viktima tjetër Lulzim Bitri rezulton lidhje e fortë e Talo Çelës, një nga miqtë më të afërt të tij. Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Talo Çela akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe atë të Anxhelo Avdias dhe Dorian Shkozës. Po kështu është i dyshuar për grabitjen e Rinasit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.