E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 18 milionë eurot e sekuestruara, reagon Rezart Taçi i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Lajme

Mbi 18 milionë eurot e sekuestruara, reagon Rezart Taçi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Tiranë- Rezart Taçi ka reaguar pasi SPAK e shpalli në kërkim për pastrim parash dhe pjesmarrje në grup që merrej me trafikim të paligjshëm. Ai ka reaguar për herë të parë, pas shpalljes në kërkim. Taçi e konsideron këtë vendim si të pakuptimtë, pasi sipas tij nuk kanë asnjë provë dhe fakt për akuzat që janë ngritur.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.- është ajo që ka deklaruar Taçi.

Kush janë Bledar Lilo dhe Artur Balla, të besuarit e Rezart Taçit që u arrestuan sot

Bledar Lilo dhe Artur Balla janë dy personat e besuar të ish-bosit të naftës Rezart Taçi, të arrestuar sot në Shqipëri për skemën e pastrimit të parave në vlerën 18 milionë euro.

Mësohet se Bledar Lilo është ish-truproja e Taçit dhe aksioner në disa kompani në Shqipëri. Gjithashtu ai dyshohet se ka pastruar paratë në bashkëpunim me një tjetër të besuar të Taçit, kunatin e tij Artur Balla.

Ky i fundit, është djali i gjyqatres së dorëhequr të Tiranës, Dhurata Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.