E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi tre orë e bllokuar, nxirret nga automjeti 27-vjeçarja
Lajme

Mbi tre orë e bllokuar, nxirret nga automjeti 27-vjeçarja

Pas më shumë se tre orësh, është nxjerrë nga automjeti, 27-vjeçarja që u përplas me shtyllën elektrike në fshatin Zues në Shkodër. Mësohet se ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja është  nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e  Policisë,  dhe është transportuar në  spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe dy pasagjeret. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.