E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbledhja e dy qeverive /Të gjithë në Shqipëri dhe në Kosovë presin, shumë më tepër
Lajme

Mbledhja e dy qeverive /Të gjithë në Shqipëri dhe në Kosovë presin, shumë më tepër

Kosova dhe Shqipëria, partneritet strategjik për ëndrrën euroatlantike
Në qytetin e Korçës në Shqipëri, është mbajtur mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është mbledhja e katërt e përbashkët e qeverive të dy vendeve, e cila, siç është thënë në takim, ka për qëllim përparësitë e ndërveprimit ndërmjet dy shteteve, harmonizimit të mëtejshëm të interesave të përbashkëta, në funksion të së ardhmes evropiane dhe të prosperitetit të botës shqiptare.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka theksuar se tradita e konsoliduar e mbledhjes së dy qeverive është jo vetëm pozitive, por edhe produktive. Sipas tij, që nga nisja e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, rezultatet janë konkrete, të dukshme dhe shpresëdhënëse.

Kryeministri Rama ka theksuar se tashmë janë në zbatim e sipër disa marrëveshjedhe protokolle për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare, heqjen e barrierave tarifore, unifikimi i certifikimit të mallrave, lehtësimin e procedurave dhe të kostos doganore, si dhe procedurave të transitit. Ai ka thënë se po punohet për hapjen pikave tjera doganore ndërmjet dy vendeve, në linjën e ndërlidhjes energjetike, linjën e furnizimit me gaz të Kosovës, rritjen e interesit të ndërsjellë në fushën e biznesit. Thellimi i partneritetit strategjik, siç ka thënë kryeministri Rama, është proces me sfida që kërkon kurajo nga të dyja palët.

“Të gjithë në Shqipëri dhe në Kosovë presin, me plotë të drejtë, shumë më tepër akoma prej nesh. Është e nevojshme në këtë stad që ne ta konkretizojmë hap pas hapi partneritetin strategjik me Kosovën, duke e bërë atë gjithëpërfshirës dhe me synimin për ta kthyer, në çdo hap, në një shembull inkurajimi dhe frymëzimi për bashkëpunimin rajonal në tërësi. Pikërisht në funksion të kësaj ambicie të rëndësishme, ne po angazhohemi të pajtohemi në këtë mbledhje drejt një qasje të re cilësore, që nxitë shkëmbimet e gjithfarshme, një ndërlidhje më të madhe dhe lëvizje të shtuar të vlerave dhe kapitalit tregtar dhe atij njerëzor”, ka thënë kryeministri Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.