Mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës, nis me tensione e debate
Ka nisur me tensione mbledhja në këshillin bashkiak të Himarës, shtohet numri i policisë jashtë godinës. Situata nuk është aspak e qetë për shkak të replikave dhe debateve mes palëve.
Raportohet se mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm ata, në një kohë kur kryetari i ri i bashkisë ndodhet pas hekurave.
Gjithashtu ka edhe përplasje me banorë që kërkojnë të hyjnë brenda. Jashtë bashkisë mbështetësit e Belerit debatojnë me policinë
Ndërkohë kanë mbërritur i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës, si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule si dhe po ashtu edhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



