E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbledhja e Këshillit, Teliti: Kaluan vendime anti-ligjore
Lajme

Mbledhja e Këshillit, Teliti: Kaluan vendime anti-ligjore

Në një komunikim për mediat grupi i Këshilltarëve të opozitës në përfundim të mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se i hoqi fjalën opozitës gjatë kësaj mbledhjeje.

Në fjalën e tij Teliti theksoi se sot kanë kaluan tre vendime antiligjore, ndërsa i bëri thirrje prefektit të Tiranës të mos miratojë asnjë akt.

“Sot u konsumua një vepër penale. Kur këshilltar të opozitës priteshin nga mbi 30 policë. Veliaj po gabon rëndë, i hoqi fjalën opozitës, mbajti ligjërate mashtruese dhe u largua”, tha ai.

Nga ana e tij Ilir Alimehmeti nga ana e tij u shpreh kritik për këtë mbledhje. Ai bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha ai.

Nga ana e tij Endrit Braimllari tha se Veliaj po punon vetëm për interesin e tij personal.

“Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit që është nën sekuestro nga SPAK dhe kjo është absurde”, ka thënë Braimllari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.