E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbledhja e parë e Qeverisë se Re, do të bëhet te ‘gunga’ Skënderbej..
OP-ED

Mbledhja e parë e Qeverisë se Re, do të bëhet te ‘gunga’ Skënderbej..

Flutura Acka

Ju i thoni shesh, por mua m’u ngja si gungë. Kjo është një vepër kriptofashiste. Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane. Për syrin, së paku. Dhe nuk e kam thënë unë, por dhjetëra njerëz që kam takuar. Sigurisht ata e votuan këtë shesh, jo vetëm me votë të pastër, por edhe me heshtjen e tyre kur sheshit ku punohej natën, ditën i ziheshin sytë me fasha plastike. Tani le t’i kërcejnë me sazet e natës kësaj fike që e fiku Tiranën, sepse ditën as kalon dot aty se të bie të fikët. Kjo gungë ia humbi perspektivën tê gjitha rrugëve rrotull, veçmas kërrabës Rruga Durrësit-Rruga Kavajës, se për bulevardin kryesor nuk kam ç’them. Në fakt, e gjjithe halli ishte ajo Brima aty anash, që këta i thonë parkim. Por këtë populli i delezuar nuk e kupton dot. Sepse, nese do të mendohej për popullin, ky tunel mund te përdorej për të liruar trafikun e të dilnin makinat diku jashtë sheshit, apo për ndonjë metro të nëndheshme, e që njerëzve të mos iu nxihej jeta nëpër autobusat që ecin më ngadalë se kërminjtë për shkak të trafikut. Ajo, Brima, do të jepet me konçension shpejt sepse shteti nuk i mban dot paratë (sepse i vidhen bankat). Të tjerat dihen. Tani thjesht e kanë mbuluar me shkurrishte që të mos duket shumë dhe të mos ua kujtojë njerëzve milionat e hedhura për këtë shëmti kombëtare. Ndaj mos flisni më në emër të popullit, se po e ndotni shumë. Një i huaj që kaloi atypari, më pyeti se si e kishim lejuar ne këtë? Iu përgjigja se shqiptarët janë sehirxhinj, dhe përderisa lektisen tek quhen dele, mbase janë dele vërtet. Ndryshe si mund të ndodhin të gjitha këto? Dhe më e trishtueshmja, në fushatën e opozitës u harruan fjalët: kanabis, parlamentarë kriminelë, korruspsion, konçension, plehra, e plot të tjera, për të cilat duhet bërë opozitë e fortë në këtë vend.

Dëgjova se edhe Sazanin do ta japin me konçension. Po sigurisht, pse ta shpallin park kombetar? Pse të harxhonin vetëm 2 % nga paratë e sheshit (një linjë anijeje shtetërore, ca shtigje për ecje, ca fletë-palosje dhe ca lehtësira të tjera) për t’ua bêrë dhuratë shqiptarëve? Gjithë këtë dhuratë shqiptarëve? U bënë këta? Diktatura ua mohoi atë bukuri 50 vjet, neodiktaturat ua mohuan 25 vjet, tani kriptofashistët do ta japin me konçension dhe shqiptarët e varfër jo vetëm që nuk do ta shohin dot, por do t’u duhet edhe vizë (dhe shumë para) për të shkuar atje. Kurioze jam çdo të ndodhë me Karaburunin, megjithëse e përfytyroj. Tani i ka ardhur radha edhe ajrit që thithin shqiptarët, të jepet edhe ai me konçension. Sepse edhe atë e kanë dhuratë. E dini çfarë? Kur të shkoni të votoni më 25 qershor merri nje shkrumb me vete dhe nxijeni fletën. Edhe po nuk e bëtë ju, delet, do ta bëjë historia. Ajo, kurdo që të jetē do ta shkruajë me shkrumb të zi emrin e kujtdo që pandeh se do të hyjë në histori nga dera e gjirizeve të demokracisë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.