E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbledhje e përbashkët qeverie…
Lajme

Mbledhje e përbashkët qeverie…

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase do të mbahet ditën e premte në Pogradec.

Edhe pse ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, ajo u shty për t’u zhvilluar të premten në datë 15 dhjetor. Pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, në fundjavë do të ulet në tryezë me kabinetin e Zoran Zaevit.

Më herët qeveria maqedonase ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Bullgarisë.

Ende nuk është publikuar axhenda e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, por njësoj si në rastin e takimit Shqipëri-Kosovë, ajo pritet të jetë më shumë një gjest simbolik bashkëpunimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.