E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbledhje qeverie në Trahanistan
Publik News

Mbledhje qeverie në Trahanistan

“Ç’do bëjmë për coronavirusin”? Kryeministri Vetali Vetkadi pyet:
– A janë marrë masat kundër epidemisë që na ka ardhur në prag?
– Të gjitha masat, udhëheqës i madh! Kemi dhënë me konçension 2 kilometra katror për varre dhe gjeneral Ali Garku, për shkak se ka stok nafte, kërkon leje të ndërtojë një kremator gjigand.
Vetali Vetkadiu – Mirë! Puna është si do ta menaxhojmë situatën në momentet e para e deri kur të vijë puna aty ku thoni ju?
– Shkëlqesi! Nesër nxjerrim në lajme se janë zbuluar 10 raste. 2 kanë vdekur. Vemë 10 të shtrirë, aktorë dhe u mbulojmë fytyrat, siç e do etika e tv. Edhe mjekët e infermierët – aktorë – i mbulojmë nga koka tek këmbët me veshje e maska e nuk i njeh njeri.

Do kemi nja dy ditë rrëmujë sa të zbrazin dyqanet me rezerva për kohë të gjatë, pastaj të gjithë do mbyllen në shtëpi e do presin nga televizori. Aty, përveç fjalimeve nga një orë të madhërisë suaj dhe vizitave në vendet e të prekurve apo ngushëllimin e familjeve që kanë humbur të afërmit nga gripi do të inskenojmë edhe nja dy shpëtime jetësh që do të bëjë madhëria juaj…mbase edhe ndonjë ngjallje të vdekuri.

Televizor është! Edhe ata të gjithë aktorë janë!
Vetali Vetkadi qeshi…
(Këtu ikën valët e nuk e mësuam vazhdimin)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.