Mblidhet KED për Zhaklina Peto-n
Me anë të një njoftimi zyrtar është bërë e ditur se ditën e neserme do të mblidhet Këshilli i Emërimit në Drejtësi për të shqyrtuar verifikimet të kandidates për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë që Zhaklina Peto rikthehet në garë pasi më parë është skualifikuar për mosplotësim kriteresh dhe tani duhet t’a verifikojë për herë të tretë. Këtë radhë kandidatja u rikthye në garë nga Gjykata Administrative e Apelit ku e kishte ankimuar vendimin e KED që e skualifikonte nga gara.
Njoftimi i plotë:
Ditën e mërkurë datë 23.12.2020, ora 12:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatinpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:
– Zhaklina Peto.
2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



