E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, pritet të shkarkohen përkrahësit e Berishës
Lajme

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, pritet të shkarkohen përkrahësit e Berishës

Tiranë- Që prej orës 15:00 të pasdites së sotme po mbahet në ambientet e selisë blu mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. 

Në këtë mbledhje pritet të ndërmerren vendime ndaj atyre që ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha tha se kishin shpërdoruar funksionet dhe simbolet e partisë, në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare.

Më poshtë gjeni dhe foto nga ambientet e brendshme ku po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku anëtarët pritet të shkarkojnë përkrahësit e zotit Berisha.

1

2

Deklarata e Lulzim Bashës në përfundim të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha:

Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD. Në përgjigje të falsifikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të partisë, kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite: 1. Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD-së. 2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD-së dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.