Mblidhet urgjent ILK për rastin e gjyqtares së TIK TOK-ut në Elbasan
Mblidhet urgjent ILD per rastin e Kryetarkes se Elbasanit!!
“Jam mafia, mafia” – ILD mblidhet sot për kryegjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Pas pamjeve të publikuara mbrëmjen e kaluar nga Hashtag.al, lidhur me postimet e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani në rrjetin social “TikTok”, do të mblidhet sot Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD).
Sot do të zhvillohet një mbledhje posaçërisht për Kapedanin.

Enkeleda Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.
Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani pic.twitter.com/TXRzwrbC28
— Publik.live (@publik_live) May 31, 2021
Mirëpo në dhjetor të vitit 2019, Kapedani bëri shumë zhurmë duke liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.
Pavarësisht se qyteti është kthyer në kasaphanë me ekzekutime të njëpasnjëshme dhe ku sundimi i ligjit dhe prania e shtetit ka qenë thuajse inekzistente prej shumë vitesh me një situatë që ka ardhur duke u rënduar, kryetarja e Gjykatës së Elbasanit duket e imunizuar dhe pashqetësuar nga e gjithë kjo.
Ajo e gjen kohën të argëtohet në “TikTok” me video nga më të ndryshme duke ekspozuar veshjet e saj firmato dhe madje duke bërë pasarelë në zyrë.
https://twitter.com/publik_live/status/1399315487159357446?s=21
Madje nën ritmet e muzikës në njërën prej shumë videove të publikuara prej saj dëgjohet në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’.
Media zbuloi performancën e gjyqtares Kaoedani në TikTok nga disa punonjës në policinë e shtetit dhe në prokurori, të cilët prej vitesh e konsiderojnë zonjën Kapedani si një gjyqtare problematike sa i takon lirimit të elementëve kriminalë.
Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani pic.twitter.com/10Os6Q3XaB
— Publik.live (@publik_live) May 31, 2021
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



