E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbolli mbi 2 mijë fidanë kanabisi anës lumit Buna, arrestohet 37-vjeçari! Si u kap në banesën e së motrës, me pranga në duar…
Lajme

Mbolli mbi 2 mijë fidanë kanabisi anës lumit Buna, arrestohet 37-vjeçari! Si u kap në banesën e së motrës, me pranga në duar…

Është vendosur në pranga 37-vjeçari Xhevahir Bajrami, i cili akuzohet se kultivoi në kubikë 2150 fidanëve kanabisi anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.

   

Ai ishte shpallur në kërkim pas gjetjes së bimëve narkotike dhe është nga blutë e Shkodrës  në banesën e së motrës, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe. 37-vjeçari u vendos në pranga dhe akuzohet për “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Ndërkohë në momentin e zbulimit të drogës me dronë, u arrestua në flagrancë një 55-vjecar, me të cilin dyshohet se ishte bashkëpunëtor.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor antikanabis, i koduar “Njësia”, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, që në fazë përgatitore.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i kultivimit në kubikë, të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç, anës lumit Buna.

Më herët, si rezultat i këtij operacioni, gjatë të cilit u përdorën edhe dronë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 55-vjecar, njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të operacionit policor të koduar “Njësia”, me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë lokalizuar në banesën e së motrës, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, dhe kapur shtetasin e shpallur në kërkim  Xh. B., 37 vjeç, banues në fshatin  Luarzë, Velipojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, të cilët u gjetën në kubikë, anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.