E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbrëmje e paharruar në Butrint: Timo Flloko shpalos artin e tij.
Showbiz

Mbrëmje e paharruar në Butrint: Timo Flloko shpalos artin e tij.

Artisti shumëdimensional Timo Flloko mblodhi artistë të njohur në arenën kombëtare e ndërkombëtare për të interpretuar bashkë me ta disa nga poezitë e tij më të ndjera, në një mbrëmje nën regjinë e muzës së tij, Vera Grabocka. Linda mori rolin e të atit dhe surprizoi të gjithë të pranishmit në Butrint. Ajo u shfaq në skenë me një fustan të bardhë të gjatë dhe interpretoi disa vargje nga poezia “Zogjtë”.

Në mbrëmjen e veçantë, një nga stacionet e sezonit veror “KultArt 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Timo Flloko intepretoi i shoqëruar me violinë nga drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, dhe në piano nga Herta Cane.

Në skenë interpretuan gjithashtu tenori i jashtëzakonshëm Saimir Pirgu, sopranoja virtuoze Nino Machaidze, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Fllokos në skenë iu bashkuan kolege si emrat e njohur të teatrit dhe kinemasë, aktorja Luiza Xhuvani dhe Ema Andrea, si edhe ish-studentë të tij, aktorët Nik Xhelilaj dhe Kristian Koroveshi.

Emra të njohur të muzikës, si Pirro Çako, Ledina Çelo, Arilena Ara, Marsela Çibukaj, Soni Malaj, i dhanë atmosferë mbrëmjes përmes këngëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.