E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbretëria e Bashkuar kundër qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale
Publik News

Mbretëria e Bashkuar kundër qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale

Ambasadori britanik : Favorizon paratë e grupeve kriminale! Sistemet financiare janë nën presion

Ai shtoi se sistemet financiare janë nën presion për shkak të krizës ekonomike dhe nuk mund të rrezikohet që ato të shfrytëzohen më tepër me anë të amnistisë fiskale

“Është një pozicion i qartë edhe nga Bashkimi Europian. SHBA dhe partnerët e tjerë. Nuk jemi kundër parimit të një amnistie tatimore. Ne e kuptojmë qëllimin dhe dëshirën për të formalizuar ekonominë. Por kjo mund të favorizojë kriminelët nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur. Ne nuk kemi parë rrugëdalje për këtë për momentin.

Do donim të vazhdonim bisedat për të shmangur efektet negative. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të diskutojmë këto çështje për të ardhmen e Shqipërisë për sa kohë ajo synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Vendet e tjera kanë ndërmarrë amnisti fizike. Britania e Madhe nuk e bëri. Është mënyra si është bërë. Jemi të shqetësuar se paratë e krimit mund të sillen nga jashtë dhe të shfrytëzohen këtu.

Ne e dimë që sistemet financiare janë nën presion dhe nuk duhet t’i rrezikojmë ato më tej. Kërkimi i mënyrave për të mbrojtur të ardhurat është diçka që të gjithë duhet ta konsiderojmë. Një nga sfidat e grupeve kriminale është se ata janë shumë fleksibël dhe lidhjet e tyre po ndryshojmë vazhdimisht. Duhet të punojmë më shumë që të sigurohemi që të marrim masa për t’i kundërshtuar ata”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.