E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbushja e autobusëve në kohë Covidi, Rakacolli: Nuk të detyron njeri të hipësh në urban kur është plot
Publik News

Mbushja e autobusëve në kohë Covidi, Rakacolli: Nuk të detyron njeri të hipësh në urban kur është plot

Kryetarja e Komitetit Teknik, njëkohësisht edhe zëvendës ministrja e Shëndetësisë është pyetur nga gazetarët se çfarë masash janë marrë për mbushjen e urbaneve plot.

Kujtojmë se në Tiranë, në orët e mëngjesit urbanët mbushen plot e përplot duke rritur rrezikun e madh të përhapjes së koronavirusit.

autobusët plot të mos i përdorin.

 “Vazhdojmë të kemi fëmijë të infektuar. Ka një përmirësim të lehtë pavarësisht se kemi ende të infektuar. Për kontrollet në urbane, vijojnë të bëhen. Gjithsesi zgjedhja është personale. Nuk arrihet suksesi me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në urban, kur shihet që është plot nuk hipet. E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por që duhet të kujdesemi për vetën dhe familjarët. Gjithsesi, inspektoriati është duke punuar”, tha Rakacolli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.