E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllen aplikimet për degën e infermierisë, numër rekord kandidatësh
Lajme

Mbyllen aplikimet për degën e infermierisë, numër rekord kandidatësh

Tre javë pas shpalljes së aplikimeve në platformën “Infermierë për Shqipërinë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi përfundimin e aplikimeve sipas afateve të shpallura më herët, për 420 vende të lira pune si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.

“Ka patur një interesim mjaft të lartë për të aplikuar në këtë platformë, gjë që tregon besimin e të interesuarve te kjo mënyrë e re punësimi që do të zhvillohet në strukturat tona publike. Aktualisht është mbyllur faza e parë, ajo e aplikimit për vendet e lira të punës dhe janë 3443 aplikime për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë”, tha zv/Ministrja Mira Rakacolli në një prononcim për median.

Në fazën e dytë do të bëhet shqyrtimi i dokumentacionit dhe menjëherë më pas do të shpallen publikisht dhe në platformën www.infermierëpërshqipërinë.al datat dhe vendi I testimit. Punësimi do të kryhet në bazë të rankimit të pikëve të secilit kandidat. Aplikimi në platformën “Infermierë për Shqipërinë” është e vetmja mënyrë punësimi në strukturat shëndetësore publike në të gjithë vendin. Zv/Ministrja Rakacolli sqaroi gjithashtu se çdo vend i ri pune do të shpallet në këtë platformë, ndaj ftoi të gjithë të interesuarit të aksesojnë www.infermierëpërshqipërinë.al për çdo vend të ri pune, që nga pikat apo qendrat shëndetësore deri te spitalet universitare.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/mbyllen-aplikimet-per-degen-e-infermierise-numer-rekord-kandidatesh-495790/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.