E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllen hetimet për gjyqtarin e lartë që u shkarkua nga vettingu
Lajme

Mbyllen hetimet për gjyqtarin e lartë që u shkarkua nga vettingu

Ka shpallur dhjetëra vendime fajësie dhe pafajësie gjatë karrierës së tij si pjesë e drejtësisë, të nisur në vitin 1992.

Tashmë ish-gjyqtari i Lartë, Admir Thanza do të provojë të ulet në bankën e të akuzuarve.

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-gjyqtarin e lartë e po ashtu ish anëtar i Gjykatës Kushtetues dhe e dërgoi atë të pandehur, pas gjetjeve të ONM gjatë procesit te vettingut që e shpalli Admir Thanzën të papërshtatshëm për drejtësisë.
Prokuroria e Tiranes e dërgoi të pandehur në Gjykatë ish-gjyqtarin e karrierës Thanaza nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.

50 vjeçari do të gjykohet për zbulimin e ONM , në të cilin rezulton i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Ky verdikt i shpallur në 1999 nga gjyqtaret e Pizës që ishte konvertuar në dënim me kusht, është fshehur si fakt në formularët e dekriminalizimit, gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e gjyqtarit të lartë.

Ish gjyqtari që ka qenë në krye të kupolës së drejtësisë për vite me radhë ndoqi të njëjtën vijë mbrojtjeje edhe para komisonerëve edhe para prokuroreve që e hetuan. Ai këmbëngul se nuk ka vjedhur asnjëherë në jetën e tij dhe se e kishte pranuar këtë ngjarje për humanizëm, për të shpëtuar nipin e tij.

Për shkeljen e dyte atë të mos deklarimit në formular, Thanza pretendon se posedon një dëshmi penaliteti të pastër dhe se nuk ka fshehur asnjë krim.Sidoqoftë alibia e fundit mbetet e vështirë për t’u besuar, përderisa shteti italian e konfirmoi me letër porosi ngjarjen për të cilën, njeriu që mbante çekiçin e drejtësisë, ishte shpallur fajtor 20 vite më parë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.