Mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe, tre punonjës dalin pozitivë me koronavirus
Tre punonjës të Bashksië së Malësisë së Madhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Menjëherë sapo janë konfirmuar rezultate e testit të tre punonjësve, është marrë dhe vendimi për dezinfektimin e Bashkisë dhe mbylljen e saj deri ditën e hënë. Gjithashtu, edhe anëtarët e tjerë të Bashkisë pritet t’i nënshtrohen analizës me tampon për të parë nese janë infektuar apo jo.
Vatra virusi si në rastin e Bashkisë së Malësisë së Madhe kanë shpërthyer edhe në institucione të tjera publike dhe private, për disa faktorë, si numri i lartë i punonjësve, mos-ruajta e distancës dhe zbatimit të masave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



